Kroacia e kushtëzon anëtarsimin e Serbisë me personat e pagjetur

Ministri kroat i veteranëve, Tomo Medved, tha në Vukovar se Serbia, edhe njëzet vjet pas përfundimit të luftës, nuk ka dhënë një kontribut të mjaftueshëm për të ndihmuar gjetjen e personave të zhdukur, dhe Kroacia është ende në kërkim të 1,990 prej tyre.

Ne nuk mund të jemi të kënaqur me qëndrimin e Serbisë si shtet, ka thënë Medved nga Vukovari, gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

“Kjo është një nga çështjet, dhe një nga angazhimet e ndërmarra nga Serbia në tekstin e marrëveshjes së para-anëtarësimit me BE-në është një këresë e veçantë në këtë seksion”, tha Medved para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai tha se Kroacia ka një numër të mundësive të kushtëzojë Serbinë për të përmbushur atë që është nënshkruar në marrëveshjen e para-anëtarësimit.

Temat
BotëLajme

Të afërta