Pasi bëri atë deklaratë dashurie të shtunën në mbrëmje në MTV VMA, kudo flitet për romancën e Drake dhe Rihanna-s.
Deklarata e Drake që bëri për vete të gjithë publikun, edhe pse u komentua shumë edhe nga qëndrimi i këngëtares 28-vjeçare, nuk i zbehu zërat, derisa lidhja tashmë është zyrtarizuar. Një burim për tabloidin ET ka konfirmuar se “Ata janë të lidhur”. “Askush nuk e di sa kohë ka që është ‘zyrtare’ kjo lidhje – ata thjeshtë kishin vendosur që këtë ta mbanin të fshehtë nga të gjithë. Por janë të lumtur… Prej kohësh.”
Kur revista PEOPLE raporton një romancë, ju e dini *është e vërtetë*. Një burim ekskluziv tregoi për revistën, se Drake dhe Rihanna “kanë disa muaj të lidhur.” Thuhet se dy të rinjtë filluan një flirt rreth vitit 2011 dhe duket se tani janë duke e provuar sërish!
Pas publikimit të “Work”, zërat thonë se çifti janë në qiellin e shtatë. Fillimisht, pati shumë komente për videon e tyre dhe skenat shumë seksi, pastaj Drizzy u shfaq në një koncert të RiRi-t dhe i tha publikut: “Bëni pak zhurmë për vajzën më të mrekullueshme që kam njohur në jetën time”, – duke iu referuar Rihanna-s, natyrisht.
“Ata e kanë mbajtur sekret këtë lidhje, sepse këtë herë duan t’i bëjnë gjërat siç duhet dhe ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më private”,- tha një burim për PEOPLE. Të dy, përfundimisht kanë qëllime të tjera në jetë. Dhe nuk është aspak çudi që të gjitha bashkëpunimet e tyre bëhen hite.