Ja arsyeja e vërtetë pse Taylor Swift mungoi në VMAs (Foto)

Të gjithë e ndjemë mungesën e Taylor Swift në mbrëmjen e MTV Video Music Awards, por si duket Kim dhe Kanye West nuk ishin motivi.

E vërteta qëndron se Taylor është një qytetare shembullore e cila para ligjit nuk vendos asgjë dhe në ditën që do të mbahej eventi, asaj i duhej të përmbushte detyrën si anëtare jurie në një seance gjyqësore në Nashville.

Kjo për shkak se këngëtarja posedon atje një apartament. Sigurisht ngjarja e rrallë, deri diku, është dokumentuar me një seri postimesh në Twitter nga një bashkëanëtare e jurisë, e cila si shpërblim për shërbimin ndaj komunitetit ka fituar një autograf nga Taylor Swift ndërkohë që të tjerë kanë bërë foto me të!

taylorjuryduty-1024x880

Temat
Showbiz

Të afërta