Gjykata: Homoseksualët mund të kërkojnë të drejta prindërore për fëmijët e tyre jo biologjik

Gjykata më e lartë e Nju Jorkut e ka zgjatur definicionin për të qenet prindër duke vendosur sot se ish çiftët e gjinisë së njëjtë kanë të drejtë të kërkojnë vizitimin dhe kujdestarinë e fëmijëve madje edhe kur ata nuk janë prindërit e tyre biologjik apo birësues.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit ka zgjidhur dy raste të ish çiftëve të gjinisë së njëjtë, në të cilat, nënat biologjike kanë mbajtur fëmijët dhe ish partnerët e tyre kanë kërkuat status ligjor për t’i takuar fëmijët, raporton AP, përcjell Express.

Në një rast, gjykatat e ulëta vendosen se ish partneri nuk kishte të drejtë. Ndërsa në tjetrin, ish partneri kishte paguar për kujdesin e fëmijës dhe më vonë i ishte lejuar ta vizitojë atë.

Definicioni i më hershëm i të qenet prindër kërkonte se një person që kërkon kujdestari apo vizitë duhej të kishte lidhje biologjike apo birësuese me fëmijën.

Temat
BotëLajme

Të afërta