Gjendet trupi i pajetë i një fëmije 10 vjeçar

rupi i pajetë i një fëmije 10 vjeçar është gjetur në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr të Dibrës. Dyshohet që fëmija të jetë mbytur në lumin Drin.

Zhdukja e I.Xh., banues në fshatin Mazhic të Bulqizës ishte denoncuar në polici nga prindërit, ndërsa ishte parë nga fqinjët mesditën e së hënës duke u larë në Drin.

Trupi i fëmijës u gjet nga policia në një distancë rreth 5 km nga vendi ku u pa për herë të fundit.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, kështu që dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja.

di_3592-635x358 (1)

Temat
LajmeVend

Të afërta