Gafë qesharake në konferencën e Përfaqësueses së Kosovës

Sot Përfaqësuesja e Kosovës e mbajti konferencën e shumë pritur për shtyp, para ndeshjes së parë kualifikuese kundër Finlandës.

Mirëpo, vëmendjen e mori një gabim qesharak në pjesën e pasme të tryezës së konferencës.

Aty dikush e kishte shfrenuar fantazinë duke e përzier anglishten me shqip, pasi që shkruhej: “Kosovo Nacional Team”, dhe jo ashtu siç duhej: “Kosovo National Team”, përcjellë “Lajmi.net”

Gjithsesi, një detaj i vogël, por që ndoshta tregon se Përfaqësuesja e Kosovës duhet të konsolidohet më tepër para se të futet në një “botë” krejt tjetër nga e hëna e ardhshme.

Ndeshja mes Finlandës dhe Kosovës zhvillohet më 5 shtator në ora 20:45.

SD-1-1024x545

Temat
SportVend

Të afërta