Emrat e fëmijëve të zhdukur ekspozohen në sheshin “Zahir Pajaziti’

Emrat e 116 fëmijëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë ekspozuar sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Këtë instalacion me të gjithë emrat e fëmijëve në formë...

Emrat e 116 fëmijëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë ekspozuar sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtë instalacion me të gjithë emrat e fëmijëve në formë kubi e ka vendosur Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut- Kosovë (YIHR KS) për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Kjo ditë sot është përkujtuar me një manifestim qendror që është mbajtur në Merdar dhe homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve para ndërtesës së Kuvendit.

17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë si të pagjetur figurojnë edhe 1666 persona ku nga ta janë edhe 116 fëmijë.

Në aktivitetet që u organizuan sot familjarët e të zhdukurve janë shprehur të zhgënjyer nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare për punën që kanë bërë për të zbuluar fatin e të zhdukurve.

Temat
LajmeVend

Të afërta