E refuzoi Barcelonën, u bë yll në Real Madrid (Foto)

Marco Asensio ka bërë të ditur se refuzoi transferimin në Barcelonë për të luajtur në Real Madrid.

Marco Asensio është ylli më i ri në Real Madrid, i javëve të para të këtij edicioni.

Dhe, ai ka bërë një rrugëtim interesant deri tek skuadra e Zinedine Zidane.

Ai ka njoftuar se refuzoi interesimin nga Barcelona për të luajtur në Santiago Bernabeu.

“Nuk e shoh veten me fanellën e Barcelonës”, deklaroi Asensio për mediat spanjolle.

“Dua të fitoj besimin e trajnerit dhe të tifozëve në Real Madrid”, theksoi ai.

Capture-345

Temat
BotëSport

Të afërta