Deputeti Ismaili flet për pafajësinë e aktivistëve të arrestuar të Vetëvendosjes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka kundërshtuar arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizjeje nga Policia, si të dyshuar për përfshirje në rastet e hedhjes së granatave në drejtim të Kuvendit të Kosovës,

Sipas Ismailit, këta janë njerëz të mirë, të cilët i njeh personalisht. “Janë aktivista, atdhedashës, të dashtun, të pastër edhe në asnjë formë, në asnjë moment akterë të veprave që po ia mvesh ky zdral prej pushteti”, ka shkruar Ismaili.

Në mesin e gjashtë të arrestuarve, ai ka vecuar Adea Batushën, vajzën e motrës së Visar Ymerit, kryetarit të Vetëvendosjes.

“ Ani Adea! Heeeeej, Adea, që bubë me kambë në jetë nuk ka shkelë!”, shkruan deputeti Ismaili.

“Lironi këta njerëz, o produkte të kondomave të shpërrthyem!”, shkruan Ismaili, duke iu drejtuar organeve të rendit.

“Edhe mos t’e shoh dikë kah më thotë “nuk i ka hije një deputeti kjo gjuhë”! Qe 17 vjet njerëzit e njajtë po të shkërrdhejnë, e ti po ankohesh në mue që po ta them të vërtetën, se po të dhemb!”.

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale arrestoi gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes, të cilëve u gjet dhe konfiskoi edhe armë.

sali-berisha-edi-rama-1

Temat
Lajme

Të afërta