Carlo Ancelotti në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë një tjetër surprizë shqiptarëve. Kohë më parë, kryetari i Partisë Socialiste priti në Kryeministri trajnerin e kombëtares sonë Gianni De Biasii, si dhe legjendën e Milanit, Arigo Sacchi.

Ndërsa në muajin qershor shkëmbeu mesazhe urimi me takticienin italian.

Kreu i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur për mediat se më 2 shtator, në orën 18:30, do të pritet në ambientet e Kryeministrisë, trajneri me famë botërore, Carlo Ancelotti. Në këtë takim do të jenë të ftuar figura të njohura të sportit dhe, në veçanti, të fushës së futbollit. Prania e strategut italian në Tiranë do të jetë një dhuratë e bukur për të gjithë fansat e Bajernit dhe Milanit.

Ançeloti pritet të promovojë edhe autobiografinë e tij “Carlo Ancelotti”. Të gjitha ata që kanë ëndërruar ta shohin nga afër apo t’i marrin një autograf, Carlo Ancelotti pritet të na surprizojë në zemrën e Tiranës.

Ardhja e tij në metropol do jetë njëkohësisht një publicitet shumë i vlefshmë për Shqipërinë.

Temat
Sport

Të afërta