Burim Ramadani: 1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme ose fillim i një cikli dhune

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, paralajmëron se 1 shtatori mundë të jetë fillimi i një cikli të dhunës.

Ai përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook ka thënë se sulmet me mjete shpërthyese kanë mesazhin e paralajmërimit për shkallën e dhunës që po vjen.

Postimi i plot i Burim Ramadanit në Facebook:

1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme ose fillim i një cikli dhune.

E gjitha varet se çfarë përgjigje do t’i jep Kuvendi i Kosovës çështjes së demarkacionit.

Normalisht, i tërë ky proces ka mundur të menaxhohet, por fatkeqësisht nuk ka pasur as pëpjekje minimale për ta menaxhuar situatën.

Për më shumë se 14 muaj, procesi i demarkacionit ka mundur të rishikohet jo një herë, por saherë që ka qenë e nevojshme deri në përfundimin e kundërshtimeve të këtilla.

Sidoqoftë, tashmë rreth 6 muaj kanë filluar akte të ndryshme dhune, kryesisht të nivelit më të ulët të rrezikut të sigurisë. Porse, në muajin gusht ka pasur sulme me mjete shpërthyese dhe të rënda. Madje, këto vetëm janë shpeshtuar.

Për më keq, këto akte dhune kanë vetëm mesazhin e paralajmërimit për shkallën e dhunës që po vjen.

Kështu që, krejt panevojshëm, por seanca për demarkacionin është kthyer në një seancë që do të ndikojë nëse do të jetë vetëm një ditë e dhunshme apo nëse ajo ditë do të jetë fillimi i një cikli dhune.

Temat
LajmeVend

Të afërta