Bunjaku: Presim përgjigje nga 11 futbollistë tjerë

Fjalën pas Fadil Vokrrit e ka marrë përzgjedhësi Albert Bunjaku.

Përzgjedhësi i Kosovës ka treguar që është duke pritur përgjigje nga 11 futbollistë.

“Janë 11 lojtarë të tjerë që nuk kanë vendosur ende. Ne jemi të qetë dhe jemi duke i pritur përgjigjet e tyre, pa iu bërë presion”, deklaroi Bunjaku, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ka qenë një situatë shumë komplekse dhe për këtë arsye nuk kam qenë i hapur me media. Dua të ju kërkoj falje juve, gazetarëve më të mirë në botë”.

“Në Finlandë do të kalojmë mirë, jam i bindur. Do të jemi të izoluar në një qendër perfekte sportive. Kemi nevojë për ndihmën e tifozëve”.

“Me lojtarë të Shqipërisë nuk kemi kontaktuar, duke e ditur gjendjen mes Federatave”, shtoi ai.

bunjakuuu-650x358

Temat
SportVend

Të afërta