Barcelona – Real Madrid, ndeshja në orë të çuditshme (Foto)

Barcelona dhe Real Madrid mund ta zhvillojnë “El Clasicon” e parë në sezonin e ri në një orë të pazakonshme.

Jaume Roures, një prej përfaqësuesve të Mediapro, ka bërë të ditur se Barcelona dhe Real Madrid mund ta zhvillojnë “El Clasicon” e parë në sezonin e ri në një orë të pazakonshme.

Ai ka thënë se dueli i madh, i caktuar më 3 dhjetor, mund të zhvillohet me fillim nga ora 16:00.

“Ora 13:00 nuk është orar i mirë në Evropë, e as në Azi, por i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Kurse, ora 16:00 do të ishte orar i mirë për të gjithë. Por, ende nuk e kemi biseduar me La Ligën”, theksoi Roures.

Capture-352

Temat
BotëSport

Të afërta