Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, u kapën me 22 kg kokainë

22 kg kokainë e pastër, e destinuar për treguan e Breshias në Itali janë sekuestrua në një aksion të “Guardia di Finanza-s” së Breshias dhe dy shqiptarë janë arrestuar, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Kokaina do të sillte rreth 2 milion euro nga shitja. Gjithashtu efektivët kanë sekuestruar edhe 60.200 euro dhe dy makina të përdorura për transportimin e drogës dhe të parave.

Shqiptari i arrestuar është 26-vjeçari B.F., teksa ishte nën drejtimin e një “Fiat 500”. Në një çantë në sedijen e pasme të makinës u gjetën 5 pako kokainë e pastër me peshë totale rreth 6 kg.

Efektivët gjetën edhe disa çelësa, përfshirë ata që hapnin një apartament dhe garazhin, nga ku doli makina pak para se 26-vjeçari të ndalohej. Aty ishte një tjetër makinë tip “Benz”, e cila u sekuestrua.

Kërkimi vijoi në banesë, ku ndodhej një tjetër shqiptari, 25-vjeçari A.A., i cili u tha efektivëve se jetonte aty prej disa muajsh.

Më pas, u kontrollua edhe banesa e B.F., në Cazzago San Martino, (i cili u ndalua nën drejtimin e një “Fiat 500”), ku u gjetën 14.500 euro.

Në banesën e këtij të fundit, u gjetën dhe sekuestruan 16 kg kokainë të ndara në disa pako dhe 45.700 euro. Këto ishin fshehur në vendet më të vështira, nga kazani i lavatriçes e deri te sirtarët e një komodine.

Temat
LajmeRajon

Të afërta