Aktivistët e VV-së të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit u zbuluan nga motori me të cilin ikën

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Kundër Terrorizmit i Policisë së Kosovës, Luan Keka ka thënë se pas sulmit në objektin e Kuvendit të Kosovës, policia menjëherë ka filluar hetimet, ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat kanë ndihmuar në hetime.

Ai ka folur edhe për komunikatën e cila u është dërguar mediave në emër të Rugovasëve, ku ata merrnin përgjegjësinë për sulmin në Kuvend.

“Kanë filluar hetimin në dy pika, në identifikimin e kryerësve të sulmit, dhe në identifikimin e atyre që kanë pranuar përgjegjësin për sulmin. Provat na kanë dërguar tek i njëjti grup, përkatësisht tek 6 të arrestuarit”, ka deklaruar Keka

Keka ka thënë se poashtu blerja e motorit me të cilin ka ikur grupi ka bërë që kuptohet se kush është ky grup.

“Sa i përket fakti që ata që kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit, bashkëpunimi me kompani vendore e ndërkombëtare na ka ndihmuar të kemi gjejmë se nga kush është dërguar e-maili dhe me çfarë pajisje. Këto prova e ndërlidhin këtë grup që sot janë arrestuar”, ka shtuar ai.

Keka ka thënë Policia ka filluar hetimin pa i paragjykuar se me cilën parti ka lidhje sulmi, po me qëllim të zbulimit të kryerësve të veprës penale.

Ai ka mohuar se Policia është duke ushtruar dhunë kundër të arrestuarve, ashtu siç pretendon Vetëvendosje. Qëndrimet e vetëvendosjes nuk janë të sakta ka thënë ai.

“Se ku janë fshehur të dyshuarit është herët të zbulohet”, ka përfunduar Keka.

Temat
LajmeVend

Të afërta