Adea Batusha, mbesa e Visar Ymerit, në mesin e 6 të arrestuarve (Foto)

Nga gjashtë atë arrestuarit e ditës së sotme nga policia, lidhur me dyshimet se janë të përfshirë në hedhjen e granatave në drejtim të institucioneve, së paku tash për tash lajmi.net ka mësuar se njëra është femër.

Lajmi.net mëson se përveç Frashër Krasniqit, zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëra prej të arrestuarve është edhe Adea Batusha.

Kjo përveç që është aktiviste e VV-së, njëkohësisht është edhe mbesa e Visar Ymerit, kryetarit të Lëvzjes Vetëvendosje.

Inicialet e Adea Batushës, vajzës së motrës së Visar Ymerit figurojnë edhe në komunikatën e lëshuar të Policisë dhe Prokurorisë, ku janë edhe ato të pesë të arrestuarve të tjerë, raporton lajmi.net.

“Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Policia dhe Prokuroria.

Batusha njihet si fotografe e Lëvizjes Vetëvendosje.

11081130_10206649691266879_3963984754146618086_n

14159825_10208411400855589_1989436578_n-1-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta