Zvicra i injoron keq shqiptarët, më së shumti Granit Xhakën (Foto)

Federata e Futbollit të Zvicrës ka ndarë çmimet për laureatët e vitit në futbollin zviceran.

Krahas shumë çmimeve, sot u nda edhe çmimi për lojtarin më të mirë të Zvicrës.

Në garën për më të mirin ku ishin të dominuar Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Yann Sommer, befasisht ka fituar ky i fundit, shkruan Lajmi.net.

Yann Sommer, portieri i Monchengladbach është zgjedhur futbollisti më i mirë i edicionit të kaluar.

Kjo natyrisht që cilësohet befasi, pasi që Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë zviceran edicionin e kaluar, ku paraqitjet e mira të tij bën që të marr shiritin e kapitenit te Monchengladbach, e pastaj edhe të transferohet në Premierligë të Arsenali, për shumë rekorde për futbollin zviceran.

kuj

Temat
BotëSport

Të afërta