Zbulohet cilën skuadër refuzoi Lorik Cana (FOTO)

E ardhmja e Lorik Canës do të jetë larg kampionatit francez të futbollit. Për këtë janë të bindur në Francë, ku mediat kanë zbuluar se pas ndërprerjes së kontratës me klubin e Nantës, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare i ka thënë jo një tjetër klubi të Ligue 1.

Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, mbrojtësi ka marrë në ditët e kaluara një ofertë nga klubi i Dizho. Ky i fundit po kërkon përforcime cilësore në ditët e fundit të merkatos për qendrën e mbrojtjes dhe e shihte futbollistin shqiptar si një përforcim të vlefshëm.

Ndaj atij i është ofruar mundësia që t’i bashkohej këtij klubi në sezonin në vazhdim. Gazeta franceze raporton se pas “refleksionit”, Cana ka refuzuar ofertën e Dizho. Po sipas të njëjtave burime, ngrihen dyshime të mëdha për vazhdimin e karrierës të futbollistit shqiptar. pasi ai mund të zgjedhë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

medy

Temat
Sport

Të afërta