Ushtronte dhunë ndaj babait 82-vjeçar, arrestohet

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi i njëjti ushtronte dhunë ndaj babait të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar nga fshati Halilaj i Lushnjës Ilir Haka, i cili sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit U.H, 82 vjeç.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal”, ka njoftuar policia.

Vjedhje-Ilustrim-587x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta