Trajneri i Zvicrës: Nuk kam pasur nevojë ta bind askënd që të vazhdojë me ne

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka folur për herë të parë për kosovarët në ekipin e tij.

Petkoviq në konferencë për shtyp, ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë t’i bind futbollistët kosovarë që të vazhdojnë me Zvicrën.

Ai në konferencë për shtyp sot, ka marrë një pyetje rreth kësaj çështje.

“Nuk kam pasur nevojë ta bind askënd që të vazhdojë me ne”, ka deklaruar Petkoviq duke qeshur në konferencë për shtyp, raporton “20min”, përcjell 1stChanne.

Kjo lë të kuptohet se futbollistët si Xhaka, Shaqiri e Behrami ishin të qartë në vendimet e tyre, për të vazhduar me Zvicrën.

Kujtojmë se kjo çështje ka ngjallë reagime të mëdha sot në Kosovë, ku babai Ragip Xhaka, babai i Granitit, deklaroi se FIFA i ka pamundësuar birit të tij që t’i bashkohet Kosovës, ndërsa nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, i është kundërpërgjigjur atij, duke thënë se kalimi i kosovarëve të Zvicrës te Përfaqësuesja e Kosovës është i mundshëm, por duhet vetëm që të ekzistojë dëshira e lojtarëve.

Temat
BotëSport

Të afërta