Sulmi në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, reagon Sindikata e Punëtorëve

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, ka reaguar ndaj sulmit në shtëpinë e drejtorit të këtij mediumi, Mentor Shala.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal dhe qyqarë, ndaj shtëpisë së Drejtorit Gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala”, thuhet në reagim.

Sulmi ndaj shtëpisë së Shalës erdhi pas atij në objektin e Radio Televizionit publik.

“SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së. SPERTK i bënë thirrje organeve të drejtësisë sa me shpejtë ti ndriçojnë këto raste kriminale dhe kryesit e këtyre veprave të vihen para drejtësisë”, përfundon reagimi.

Temat
LajmeVend

Të afërta