Në vijim të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore, policia gjatë fundjavës ka vendosur 5114 masa administrative, duke arrestuar edhe 27 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe pa patentë.
“Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 23 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithsej 148 Leje Drejtimi, nga këto: 35 për alkool, 67 për shpejtësi dhe 46 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Janë vendosur 790 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 209 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe 736 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara.
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdorueseve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.”
