Shqipëria merr mjekun e Juventusit

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, vjen me disa ndryshime jo vetëm në listën e lojtarëve por edhe në staf, kjo në prag të miqësores kundër Marokut dhe ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Maqedonisë.

Në një deklaratë për mediat, ai ka prezantuar mjekun e ri italian Gianluca Stesina, i cili prej 4 vitesh ka qenë pjesë e Juventusit ku ka fituar dy kampionate dhe dy superkupa.

“Fillimisht dua të falenderoj dr. Arben Çelikun për punën dhe kontributin që ka dhënë në ekipin kombëtar. Do të mbetet gjithmonë një mik i mirë për ne. Ndërkohë që Gianluca me të cilin njihem që në kohën kur drejtoja Torinon, do të jetë mjeku ynë i ri”, u shpreh ai.

Stesina ka qenë për 7 vjet mjeku sportiv i Torinos (2 vjet me skuadrën e parë dhe 5 vjet përgjegjës për skuadrën e parë)

Temat
RajonSport

Të afërta