Seminari në Mitrovicë – për urën mbi Ibër

Dhjetëra studentë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria nga e hëna janë pjesë e një seminari të udhëhequr nga tutorë të huaj e kosovarë e ku do të debatohet mbi strategjitë e rigjenerimit të qytetit rreth lumit Ibër.

Studentët, shumica prej të cilëve i përkasin lëmit të arkitekturës do të komunikojnë edhe me qytetarët e jugut e veriut për t’i marrë pikëpamjet e tyre mbi atë se si do të donin të jetë arkitektura rreth lumit.

Sipas organizatorëve të projektit e tërë kjo po bëhet për t’i përfshirë edhe qytetarët në pamjen e lumit që ndanë qytetin.

Pas punëtorisë njëjavëshe që po mbahet në Muzeun e qytetit këta do të dizajnojnë pjesën përreth lumit që ndan dy qytetet.

Temat
LajmeVend

Të afërta