“Rugovasit” marrin përgjegjësinë për bombën te shtëpia e Mentor Shalës

“Rugovasit” kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

Një email ‘rugovasit23@gmail.com’, ka arritur në adresën e lajmi.net, ku thuhet se marrin përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, transmeton lajmi.net

Në këtë letër thuhet se ky sulm ishte veç paralajmërim dhë nëse Shala nuk jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK-së, jeta e tij do të jetë në rrezik.

Poashtu, “Rugovasit” kanë i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i marr “seriozisht para se të ketë viktima”.

Të njëjtët morën përgjegjësinë edhe për sulmin në objektin e RTK-së.

Letra e plotë:

Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik.

Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise.

Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt.

I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima.

Temat
LajmeVend

Të afërta