#Protestoj: Nuk ndalemi deri në lirimin e institucioneve të pavarura (Foto)

Organizatorët e #Protestoj kanë mbajtur sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata than se nuk do të ndalen derisa të lirohet institucionet e pavarura nga mentaliteti i ulët politik.

Hekuran Sylejmani së bashku me tre organizatorë të tjerë, kanë ‘inaguruar’ simbolikisht burgun VIP të Dyzit për politikanët e Kosovës. Sipas tyre, shumë shpejt do të futen të gjithë VIP e politikës në Kosovë, ata që kanë kryer krime sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sylejmani tha se Isa Mustafa dhe Kadri Veseli po mundohen që ta bëjnë situatën normale pas publikimit të përgjimeve, por ka shtruar pyetje sesi mund të jetë diçka e tillë normale dhe në të njëjtën kohë Prokuroria të nis hetimet.

“Kjo është e turpshme, e frikshme dhe një far forme përgjigja e tyre ndaj nesh. Por ne kemi përgjigje për ta: protestën e 7 me radhë e cila do të vazhdojë deri sa institucionet e pavarura të lirohen nga ky mentalitet i ulët politik”, ka deklaruar Sylejmani.

Ai ka thënë se burgu VIP nuk është një burg modern nga ku personat do të mund të zgjidhen kryetar komunash apo deputet ndërkohë që qëndrojnë brenda.

Protestojj-768x576

Temat
LajmeVend

Të afërta