Mustafi: Ky futbollist i njohur më bindi që të transferohem te Arsenali

Mesut Ozil ka qenë vendimtar për transferimin e Shkodran Mustafit te Arsenali.

Shqiptari e ka konfirmuar këtë në një intervistë për “Sky Sports Germany”.

“Nuk kam biseduar me Mertesacker pasi që ai është larguar nga Kombëtarja e Gjermanisë, por bisedova me Mesut Ozil. Ai më tregoi gjithçka. Çdo gjë ishte pozitive dhe u binda shumë shpejtë”, deklaroi Mustafi, përcjellë lajmi.net.

Ai do të prezantohet si futbollist i Arsenalit gjatë ditëve në vijim.

maxresdefault-1-3-650x358

Temat
Sport

Të afërta