Masakrohet shqiptari në Greqi

Një 26-vjeçar shqiptar është masakruar me thika në Selanik të Greqisë.

Emri i tij nuk është bërë i ditur dhe sipas mediave greke, ai u gjet nga kalimtarët me plagë të shumta mëngjesin e së dielës në një rrugicë jashtë një lokali nate.

Sipas po këtyre mediave, shqiptari është emër i njohur për drejtësinë greke, pasi është i skeduar për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po heton nëse vrasja e tij ka lidhje me të shkuarën dhe aktivitetet e paligjshme që kryente.

Gjendja e shqiptarit është e rënduar, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen.

Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta