Kuvendi dënon sulmin në oborrin e shtëpisë së Mentor Shalës

Kuvendi i Kosovës ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës. Kuvendi konsideron se Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik.

Kuvendi i Kosovës, ka dënuar sot ashpër sulmin e mbrëmshëm në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Kuvendi fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi të sillen para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta