Ja çka thonë Shkurte Fejza dhe Remzie Osmani për protestat kundër sërbëve në Mushtisht

Jo rrallëherë edhe artistët reagojnë për situata të ndryshme që ndodhin në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme banorët e fshatit Mushtisht kanë protestuar kundër vizitës së disa sërbëve në këtë fshat.

Për këtë banorët e Mushtishtit kanë marrë mbështetje edhe nga këngëtaret e njohur të muzikës popullore Shkurte Fejza dhe Remzie Osmani, të cilat janë edhe bashkëvendase te tyre.

Të kontaktuara nga Magazina.al, këngëtaret nga Mushtishti, të cilat njihet për këngët e shumta patriotike kushtuar luftës së UÇK-së, kanë treguar se solidarizohen me banorët e fshatit dhe përkrahin fuqishëm ata.

“Po solidarizohem me bashkfshatarët e mi, unë jam pjesë e tyre. Në Mushtisht janë vrarë familjarët tanë, janë vrarë njerëz të pafajshëm, pleq dhe gra, janë vrarë edhe njerëz të sëmurë në shtrat të palëvizshëm, Eshtë djegur i gjithë fshati, janë bërë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale. Të gjitha këto krime i kanë bërë forcat serbe por edhe serbët lokal kanë marrë aktive në këto krime. Ne si familje kemi humbur shumë njerëz tanë dhe shumica e Mushtishtasve i kemi pëjetuar personalisht mizoritë e tyre” ka thënë Shkurte Fejza.

Këngëtarja, ka përmendur edhe se pas 17 viteve ende ka persona të zhdukur, ndërsa ka kritikuar institucionet kosovare që nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

“Tani edhe pas 17 viteve kemi njerëz të zhdukur. , Krimininelët nuk janë dënuar dhe as nuk janë denoncuar. Cka kanë bërë institucionet tona për këta njerëz ? Asgjë Cka është më e keqja cdo vjet provokohen qytetarët me dofarë akcione për kthimin e serbëve, vizitat e tyre me polici, me force në emës të së drejtës së tyre në pronat e tyre. Po ne shqiptarët a kishim të drejtë edhe ne të jetonim në shtëpitë tona kur na pëzunë, kur na dogjen dhe na i vranë njerëzit para syve tanë . E gjerë sot as nuk u dënuan kriminelë, as nuk u gjetën të gjithë të vrarët por as nuk iu kërkua falje qytetarëve të lënduar shpirtërisht sa për një ngushllim që do të ishte një akt i civilzuar si në gjithë botën e qytetëruar. Kjo i bie se ne nuk kemi patur dhe nuk kemi asnjë të drejtë dhe ata paskan të drejtë të na vrasin, të na djegin, të na dëbojnë dhe tani prap kanë të drejtë të vijn të krekosur me këngë e me zhurmë si triumfues . Neve nuk na duhen pronat e tyre. Mushtishtasit janë të irrituar edhe ndaj institucineve tona qe po iu premtojnë atyre cdo gjë dhe po e dërgojnë policinë që ti rrahin të gjithë ata që kundërshtojnë, ndërsa vet ata rrinë kabineteve ose shkojnë në pushim në kohën kur i kanë fuar serbët të vijnë në Mushtisht. Kjo është shumë e pandershme nga ana e politikës”, është shprehur Shkurte Fejza.

Edhe Remzie Osmani, ka treguar për Magazina.al se sa i përket kundërshtimit të kthimit të sërbëve në këtë fshat i përkrah banorët.

“Unë bashkangjitem me bashkfshatarët e mi. Jam një mendimi me ta” ka thënë këngëtarja.

Temat
Showbiz

Të afërta