Ia vjedhin BMW-në, lap-topin, para të gatshme dhe kartelat bankare

Në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, të dielën një personi i është vjedhur vetura BMW, lap-topi, para të gatshme si dhe kartelat bankare në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të policisë thuhet se policia është duke e hetuar rastin‌.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një llap top, disa kartela bankare, para të gatshme dhe qelësat e veturës, ku më pas kanë vjedhur edhe veturën e tipit BMW. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”. /lajmi.net

Vjedhje-ilustrim-635x358

Temat
LajmeVend

Të afërta