Gorani, dikur si këshilltar i Thaçit punësoi gruan në AKP, tani flet për ‘çkapje të shtetit’

Më 2012, Dukagjin Gorani e kishte të papunë bashkëshorten. Në formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Gorani nuk kishte deklaruar pagë për bashkëshorten, por vetëm të vetën që ishte këshilltar i kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

Por më 2013, kur Gorani e deklaroi pasurinë, në formularë e shkruan edhe pagën e bashkëshortes në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton Indeksonline.

Në një adresim të fundit përmes një videoje ku Gorani bën thirrje për protesta, flet edhe për punësimet dhe për kapjen e shtetit.

Gorani thotë se janë mijëra student të papunë që kanë humbur shpresën, raporton indeksonline.

Por Gorani ishte ai që rehatojë familjar në kohën se ishte nën petkun pushtetit. Ndërsa sot flet për punësime dhe kapjen e shtetit, raporton Indeksonline.

“Një gjë shumë e qartë në shtetet e kapura si Kosova. Aty rinia nuk mund ta paramendojë jetën e vet në prespektivë, në ardhmëri. Sot kemi mijëra studentë të diplomuar të cilët nuk mund të punësohen dhe nuk mund të zhvillohen. Ata shpresojnë ta braktisin Kosovën, meqë kanë hequr dorë nga shpresa”, thotë Gorani në një video që Vetëvendosje e ka publikuar në Facebook.

dugi-d-2012-2-768x702

dugi-g-2012-768x876

dukagjin-g-2013

dukagjin-g-2013-2

Temat
LajmeVend

Të afërta