Flet dëshmitari që i ndihmoi të plagosurit te Parku i Qytetit

Dëshmitari i rastit, me inicialet A.P., ka rrëfyer për KosovaPress momentin kur ka ndodhur plagosja e dy të rinjve te Parku i Qytetit, ku si pasojë njëri nga ta Eron Agaj vdiq në QKUK.

Sipas tij, njëri nga personat e qëlluar ka qenë i plagosur rëndë, ndërsa tjetri ka qenë me vetëdije në momentin kur i kanë hipur në taksi, për t’i dërguar në QKUK.

Ai thotë se si sulmuesi ashtu edhe të plagosurit kanë qenë të moshës së re, ndërsa thotë se nuk janë rrezikuar njerëzit e tjerë në afërsi, pasi sulmuesi ka gjuajtur në distancë prej 4-5 metrash.

“E kam pa ngjarjen, edhe u kam ndihmuar të plagosurve, i kam kap të dy përniherë. Rastin e kom pa, edhe atë që ka gjuajt. Ka qenë diçka që ka ndodhë shumë shpejtë, brenda 10 sekondave. I ka plagosur ata të dy në motor, të cilët kanë qenë pak të shëndoshë, i kemi shtri me 1 taksi për shkak se kanë qenë shumë të rëndë prej peshës dhe i kanë dërguar në spital… dy persona të plagosur, ata që kanë qenë në motor të vogël, skuter. Njëri ka qenë i plagosur rëndë, ndërsa tjetri në pjesën poshtë. Njëri me vetëdije, tjetri pa vetëdije ka qenë. Unë kam qenë këtu në kafe në park, me motër janë kanë edhe veç ka kërcit tri herë edhe kam vrapuar tek të plagosurit. Sulmuesi ka qenë në këmbë edhe vet. Ka sulmuar me armë zjarri, diku e kalibrit 7, ka qenë armë e vogël..sulmuesi mundet me kanë i moshës 23-24 vjeçar. Të plagosurit janë të moshës 24-25 vjeçare, të shëndoshë prej turpit. Ka pas plot njerë z, ka gjuajt prej afërsisë, nuk i ka rreziku të tjerët. Afërsia 4-5 metra, nuk e di nëse kanë mbijetuar”, rrëfen dëshmitari A.P.

Temat
LajmeVend

Të afërta