Futbollisti i Sportingut të Lisbonës, Islam Slimani, është tradhtuar nga lotët në ndeshjen e fundit me skuadrën portugeze.
Ai është ndarë me lot me Sportingun, pas përfundimit të ndeshjes me Porton.
Kjo ishte ndeshja e fundit e tij, para transferimit te Leicester City, përcjellë “Lajmi.net”.
Slimani është shndërruar kështu edhe më shumë në një hero te skuadra e famshme portugeze.