De Biasi ngacmon Rashicën dhe Bunjakun

Në konferencën për shtyp, Gianni De Biasi ka folur edhe për çështjen Kosovë-Shqipëri.

Gianni De Biasi nuk shfaq keqardhje për të larguarit nga Shqipëria.

“Nuk kam parë eksod në kombëtare. Janë larguar ata që nuk kishin hapësira dhe kanë shkuar te Kosova për më shumë shanse. Meha dhe Rama për shembull nuk ishin pjesë e kombëtares prej kohësh”.

Sa i takon një rivaliteti të mundshëm me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjakin, italiani nuk u ndal gjatë: “Nuk kam folur prej kohësh me trajnerin e Kosovës. Në këndvështrimin tim ai nuk ka bërë asgjë të çuditshme”.

Nuk ka asnjë pendesë për mosgrumbullimin e Rashicës në Europian teksa thotë: “Edhe po të kthehesha pas në kohë, Rashica do të qëndronte në shtëpi. Rezultatet e treguan që unë kisha të drejtë për zgjedhjen time. Me ne do të luajë kush ka dëshorë të jetë pjesë e skuadrës”.

DD-650x358

Temat
RajonSport

Të afërta