AGK: Sulmet kanë qëllim frikësimin e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin e ndodhur ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.

Në një njoftim për media thuhet se ky sulm është një veprim kriminal, për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale.

“AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast, i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik”, thuhet në njoftim.

Sipas AGK-së, për organet e drejtësisë, jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, duhet të hetohen me prioritet.

“Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët”, thuhet më tej në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta