Ulqin: Zjarri nën kontroll, arrestohet një i dyshuar nga Prishtina

Për vënien e zjarrit që ka shpërthyer të shtunën paradite, dyshohet Arif Osmani nga Prishtina, i cili tashmë është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.

Zjarri në kodrat mbi Ulqin tash për tash është nën kontroll, ka njoftuar shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme.

Sipas këtij shtabi, në kontrollimin e zjarrit zjarrfikësve u ka ndihmuar rënia e intensitetit të erës.

Zjarri sot në mëngjes ka nisur të zgjerohet drejt Valdanosit, vend i njohur për ullishte, por zjarrfikësit shpejt kanë intervenuar dhe kanë arritur ta parandalojnë zgjerimin.

Për shuarjen e zjarrit ka qenë i angazhuar edhe një dromader, kurse pritet që nga Italia të vije edhe një hidro-aeroplan.

Për vënien e zjarrit që ka shpërthyer të shtunën paradite, dyshohet Arif Osmani nga Prishtina, i cili tashmë është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.

Temat
LajmeRajon

Të afërta