Spears befason, pranon një bashkëpunim me Justin Timberlake

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, përmes një shou televiziv të realizuar për mediat e huaja, ka pranuar se do realizonte këngë me Justin Timberlake.

Këto deklarime befasuese dhe shokuese njëkohësisht, këngëtarja Spears, i dha në edicionin e emisionit Most Requested.

Ajo për një moment u pyet nga Romeo – adhurues i saj, se me cilët artistë do të mund të krijonte hite të reja muzikore apo të sillte ndonjë bashkëpunim, njofton Klan Kosova.

Britney Spears kishte pasuar menjëherë me përgjigjie duke thënë: ‘’Aerosmith, Gwen Stefani dhe … Justin Timberlake’’

Sipas mediave të huaja një përgjigjie e tillë të cilën Britney ka dhënë duke cituar emrin e Justin Timberlake për një bashkëpunim, nuk është pritur asnjëherë dhe se as në ëndërr nuk është parë nga adhuruesit e tyre, njofton Klan Kosova.

Padyshim, që përgjigjia e Justin Timberlake ende nuk është dhënë por që pritet reagimi i tij në ditët në vazhdim në lidhje me këtë çështje.

Temat
Showbiz

Të afërta