Rrëzohet ashensori, flet punëtori: Pashë një fëmijë që varej por nuk e ndihmova dot

Ditën e djeshme, 15-vjeçari Klodian Lala gjeti vdekjen, ndërsa një punëtor u plagos në një ndërtesë 3 katëshe në Shkozet. Ndërtesa përdorej si repart prodhimi këpucësh për një firmë italiane.

Djali kishte shkuar për të pritur nënën, e cila punonte si sanitare, por është rrëzuar në gropën e ashensorit ku gjeti vdekjen.

Punëtori që ndodhej në ashensor me djalin ka treguar ngjarjen: “Ashensori u prish në katin e tretë dhe unë u hodha. Pasi pashë që ishte edhe një fëmijë që rrinte varur shkova ta ndihmoja, por nuk ia dola”.

Ata kanë rënë të dy në gropën prej 6 metrash ku 15-vjeçari gjeti vdekjen dhe punëtori u plagos.

lifti-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta