Policia Kufitare shqiptare dhe Guardia di Finanza sekuestrojnë gomonen me 300 kg marihuanë

Policia Kufitare shqiptare dhe Nukli Detar i Guardia di Finanza kanë organizuar sot një operacion të përbashkët kunder trafikut të drogës, duke bërë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e një gomone 5 metra e gjatë që trasportonte rreth 300 kg mariuanë e duke arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë, thuhet në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit.

Ne vijim te deklaratës, jepen detajet e operacionit, ku thuhet se “Në orët e para të mëngjesit të datës 28 gusht 2016, Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane. Helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykederdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të. Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë”.

Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare Shqiptare dhe Nuklit Detar të Guardia di Finanza. (4)Mjeti lundrues i Guardia di Finanza BSO110 i Qendrës së GdF Vlorë, në bordin e të cilit ndodhej edhe efektivi i Delta Forcë Radhimë, Vlorë, si dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia, po mbështesnin veprimet e përbashkëta. Rreth orës 11:00 gomonia u bllokua në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa. Bëhet fjalë për një gomone rreth 5 metra e gjatë me dy persona ne bord me shtetësi shqiptare. Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuane (Canabis Sativa).

Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t. Gjatë këtij shërbimi, mjeti lundrues BSO110 me punonjësin e Policisë Shqiptare në bord, bëri kontrollin edhe të një motopeshkarexhë, e cila lundronte disa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e peshkarexhës nuk u gjendën materiale të dyshimta. Emrat e dy personave të ndaluar jane: B. K, 46 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë dhe T. V, 36 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta