Pogba – Mustafi, e pabesueshme por e vërtetë (Foto)

Shkodran Mustafi dhe Paul Pogba këtë verë janë rikthyer në futbollin anglez.

Të dy këta, herën e fundit që kanë qenë këtu, nuk kanë pasur kujtime aq të mira.

Pogba nga Unitedi dhe Mustafi nga Everton, ishin larguar si lojtar të pavlerë, dhe pa të ardhme për trajnerët Alex Ferguson dhe David Moyes.

Por sot, Unitedi për të rikthyer Pogban ka thyer rekordin e transferimeve duke i paguar Juventusit 105 milionë euro, ndërsa Arsenali për Mustafin po i paguan Valencias 50 milionë euro.

Për Mustafin dhe Pogban këtë verë po paguhen 155 milionë euro, shumë kjo jo e vogël.

afrim

Temat
BotëSport

Të afërta