Nesër për herë të parë në Kosovë arrin stërmbesa e Skënderbeut

Nesër, e hënë, në ora 14:00, bëhet pritja zyrtare e Sofie Kastrioti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”.

Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stërmbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes.

Gjithashtu Sofie Kastrioti, do të jetë pjesë e programit duke performuar veprat e saja artistike.

Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës.

sofie-780x439-650x358

Temat
RajonShowbiz

Të afërta