Moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas këtij Instituti, mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqërojë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Të mërkurën pasdite dhe te enjten ka mundësi që të ketë riga lokale shiu, meqë mbi vendin tonë do të ketë kalim vranësirash të cilat do të rrisin intensitetin e zhvillimit në mesjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë celsius.

Fushat barike vazhdojnë të mbesin të larta për gjatë gjithë javës, do të fryjë erë nga verilindja dhe veri-perëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Temat
LajmeVend

Të afërta