Mediat serbe: Shqiptarët bënë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave (Video)

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët në Mushtisht kanë bërë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave.

Një grup prej 150 serbëve janë nisur në drejtim të Mushtishtit në Kosovë, mirëpo u ndaluan pasi shumë vendas kishin dalë t’i ndalojnë hyrjen në fshatin afër Suharekës.

Një serb nga Graçanica, Filip Stefanović i ka thënë Blic.rs se shqiptarët po vazhdojnë me çmenduritë e tyre që nga viti 99’të.

Shqiptarët janë mbledhur afër fshatit Mushtistë dhe po përleshen me policinë e Kosovës. Ata gjithashtu po bëjnë thirrje për vrasjen e serbëve dhe po na quajnë “Shkije”, shkruan Blic.rs, transmeton Express.

Policia në Kosovë ka arritur t’i arrestojë disa protestues duke përdorur edhe gaz lotsjellës kundër tyre, shkruajnë mediat serbe.

Temat
LajmeRajon

Të afërta