Koci: Banorët e Mushtishtit kanë të drejtë, por jo të gjithë serbët kanë kryer krime

Avokati Arianit Koci ka shkruar për protestën që u mbajt sot në Mushtisht, ku banorët kundërshtuan ardhjen e serbëve në kishën ortodokse të fshatit. Ai u ka jep të drejtë banorëve, por ka thënë se jo të gjithë serbët kanë kryer krime.

Sipas tij, ka serb të fshatit Mushtisht, por edhe anekënd Kosovës që nuk kanë kryer krime dhe prandaj nuk duhet të marrim të drejtën t’ua ndalojmë që të kthehen në shtëpitë e veta, transmeton laji.net

“Jemi popull fisnik dhe shpirtgjerë. Kjo është arsyeja pse në luftën e fundit na ka ndihmuar krejt bota demokratike, duke i bombarduar kriminelët serb”, ka shkruar Koci.

Postimi i plotë i tij:

Banorët e Mushtishtit kanë plotësisht të drejtë të protestojnë të qetë, për shkak se kriminelët serb kanë kryer shumë krime në atë fshat, por edhe gjithandej Kosovës. Plagët janë ende të hapura.

Por, mos të harrojmë, ka serb të atij fshati dhe anekënd Kosovës që nuk kanë kryer krime.

Nuk duhet dhe nuk kemi të drejtë ti ndalim të pafajshmit, që të kthehen në shtëpitë e veta.

Jemi popull fisnik dhe shpirtgjërë.

Kjo është arsyeja pse në luftën e fundit na ka ndihmuar krejt bota demokratike, duke i bombarduar kriminelët serb.

Sidoqoftë, për krimet e kryer në Kosovë, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi.

Deri në frymën e fundit!

Sa i përket kërkimfaljes, ajo është e mirëseardhur dhe e domosdoshme.

Madje, nëse pak janë të vetëdijshēm serbet, kërkimfaljen duhen ta bëjnë sa më shpejtë. Po ju rrin si barrë e rëndë!

Sidoqoftë, kërkimfalja duhet të jetë e paimponuar dhe e sinqertë.

Deri atëherë, çdo person në Kosovë duhet të jetoj dhe lëviz lirshēm

Temat
LajmeVend

Të afërta