Ekskluzive: Të hënën FIFA vendos për lojtarët e Kosovës

Dita e hënë do të jetë vendimtare për futbollistët që pritet ti bashkohen përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Pas shumë zhurmë, pritet që lojtarët që duan ti bashkohen përfaqësueses së Kosovës në futboll prej tani e tutje do të marrin verdiktin final të hënën.

Të hënën pritet të mblidhet komisioni I FIFA-së që do të merret me kërkesat e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ato kërkesa janë ndarë në disa raste të ndryshme, më të lehta janë kërkesat që kanë të bëjnë me futbollistët që kanë lujatur për grupmoshat e reja dhe jo ato A të kombëtareve të huaja. Pastaj vijnë ato të futbollistëve që janë në kombëtare të huaja dhe ata që kanë luajtur ndeshje për këto kombëtare pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA.

“Të hënën, na kanë informuar se do të mbledhet komisioni për të përfunduar kërkesat e tona. Nuk do të jetë lehtë sepse ka mjaft lobim kundër lojtarëve të Kosovës sidomos nga Zvicra, e cila sikur është iniciatore e gjithë kësaj site që do të kalojnë lojtarët, ndonëse dihet se shteti i ri I mundëson të gjithë lojtarëve të kthehen për vendlindje”, ka pohuar një burim i lartë i FFK-së për Sporti1.com në kushte anonimiteti.

Sipas burimit të fjalë lojtarët nuk kanë pengesa të prera, si është raportuar nga disa media.

“Lojtarët nuk kanë vendime të se cili rast nuk mund të na bashkangjitet, ne I kemi kërkuar FIFA-së dhe UEFA-së qysh edhe para evropianit që të I mundësohet të gjithë lojtarëve edhe ata që kanë luajtur për Shqipërinë apo Zvicrën të kenë të drejtë ndërrimit të kombëtares dhe të njëjtën kërkesë e kemi përsëitur edhe pas evropianit, jemi me shpresë për vendime positive”, tha i njëjti burim në kushte anonime.

I vetmi rast që është refuzuar haptazi është ai i Mërgim Brahimit, I cili ka filluar me kombëtaret e reja të Zvicrës, ka luajtur me U-21 të Shqipërisë dhe sërish është kthyer me atë të Zvicrës.

Temat
SportVend

Të afërta