Conte i kërkon Fabregasit largimin nga Chelsea (Foto)

Antonio Conte i ka thënë mesfushorit Cesc Fabregas se nuk ka të ardhme te Chelsea.

Spanjolli 29 vjeçar, është pjesë e Chelsea që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Jose Mourinho, me të cilin një vit më pas kishte fituar titullin e Premierligës.

The Sun shkruan se trajneri italian ka pasur një bisedë me Fabregasin, duke i dhënë mesazhin e qartë se i ka ditët e numëruara në ‘Stamford Bridg’.

Fabregas në karrierën e tij ka veshur fanellat e skuadrave si Arsenal dhe Barcelona.

Football Soccer - Liverpool v Chelsea - International Champions Cup - Rose Bowl, Pasadena, California, United States of America - 16/17 - 27/7/16 Chelsea's Cesc Fabregas looks dejected after being sent off Reuters / Mario Anzuoni

con-te-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta