Çifti italian martohet në Kishën gjysmë të rrënuar nga tërmeti (Foto+Video)

Ata kishin planifikuar që dasma e tyre të jetë sa më perfekt dhe këtë plan kishin më shumë se një vit që e bënin gati.

Rrobat, dhe gjithçka tjetër ishte gati e gati ishte edhe vendi ku do ta celebronin dasmën. E ky vend ishte kisha e qytezës së vjetër të Acquasanta Terme.

Po pas tërmetit që ndodhi gjatë kësaj jave, e ku qyteti gati sa është rrafshuar, është dëmtuar edhe kisha.

Cifti Ramon and Martina Adazzi ishin zemërthyer pas kësaj që ndodhi por megjithatë vendosën që martesën e tyre ta mbajnë në këtë kishë.

Ata pastruan muret e rrënuara dhe e rregulluan kishën për ta bërë deri diku të përshtatshme për të celebruar martesën e tyre në qytezën në të cilën humbën jetën 291 persona.

“Në fillim isha i shokuar. Ne e kishim planifikuar këtë dasmë për më shumë se një vit”, ka thënë Adazzi për CNN, transmeton lajmi.net.

“Kur prifti Giovanni na tha se kisha nuk ishte mjaftueshëm e sigurt, i thash gruas sime se dua ta celebroj martesën time aty sepse ata kanë nevojë të mendojnë për diçka tjetër në këto momente”, ka deklaruar Ramon.

Edhe pse paska të frikësuar e të tensionuar nga frika, martesa është kryer me pjesëmarrjen e shumë njerëzve nga shumë vende të botës që ishin të pranishëm ndër të tjera edhe për të ndihmuar banorët e këtij qyteti të vjetër.

2-16-768x431

5-8-768x763

4-8

1-15

Temat
Fun

Të afërta