Bashkëpunëtori i parë i Merkelit shokon Turqinë: Nuk e keni vendin në BE, jeni shumë

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij se Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Me këtë deklaratë, bashkëpunëtori kryesor i Merkelit i është bashkuar kreut të shtetit austriak, i cili pas puçit të dështuar ushtarak në Turqi dhe pas arrestimeve masive nga regjimi i Erdoganit, kishte deklaruar se Ankaraja zyrtare nuk duhet t’iu bashkohet vendeve evropiane, transmeton lajmi.net.

Gabriel ka theksuar se nuk e sheh të mundshëm që Turqia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian “derisa zgjatë karriera e tij politike”, edhe nëse Ankaraja i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim.

“Unë nuk e shoh Turqinë vend anëtare e Bashkimit Evropian. Nuk mund ta pranojnë në anëtarësi të Bashkimit Evropian ‘qytetin-shtet’”, ka thënë bashkëpunëtori i parë i kancelares gjermane.
Sipas tij, problem i madh logjistik është që Turqia ka numër të madh të banorëve, rreth 79 milionë, sipas të vlerësimeve të Bashkës Botërore.

“Si do të funksiononte kur Bashkimi Evropian momentalisht po humb njërin nga anëtaret e vet me të rëndësishëm dhe edhe më tej nuk ka mënyrë se si ta organizoj vetveten”, ka vlerësuar ai, duke kujtuar daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Temat
BotëLajme

Të afërta