Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Durrës – Tiranë, në Maminas.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se Enri Tafa 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa Italiane DL 004 JV, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N.R. 77 vjeç, banues në Durrës.

Viktima në momentin që është goditur ka qenë në tentativë për të kaluar rrugën duke kapërcyer trafik-ndarësen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.

Policia-shqiptare-1

Temat
LajmeRajon

Të afërta